Aktualitet

“Eklipsi u afruam”, arrestimi i bujshëm i Cukalit pasi iu zbulua AND-ja, akuzat për vrasjen e Bilalit dhe miqësia me Shul

4 Shtator 2019, 14:30 Nga DOSJA
“Eklipsi u afruam”, arrestimi i bujshëm i Cukalit pasi iu

TIRANË– Gjergj Cukali, i akuzuar për vrasjen me 15 plumba të ish-policit Arben Bilali, është lënë ditën e sotme nën masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit.

I njohur ndryshe si ‘i forti i Myslym Shyrit’, Cukali u vu në pranga me shumë bujë nga forcat “Shqiponja” në orët e vona të 31 majit në Tiranë. Në videon e publikuar nga policia shihet edhe momenti kur Cukali vihet në pranga dhe mënyra se si efektivët njoftojnë ‘eklipsin’ për çdo veprim.

Dosja.al mësoi në atë kohë se Cukali, u pikas nga AND-ja e gjetur në mjetin “Mercedes Benz CLS” që u përdor për vrasjen e ish-policit. Gjithsesi këto prova nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur në burg, duke bërë që Gjykata e Apelit ta lërë të lirë 40-vjeçarin 4 muaj pas arrestimit.

Por kush është Gjergj Cukali?!

Gjergj Cukali është një emër mjaft i njohur për policinë dhe ndryshe njihet edhe si i forti i “Myslym Shyrit”. 40-vjeçari është gjithashtu mik edhe me kreun e bandës ‘Shullazi’, Emiljano Shullazin.

Cukali ka qenë edhe më herët i dënuar për një sërë veprash penale, duke nisur që nga rrëmbimi i personit, armëmbajtja pa leje e deri tek trafiku i drogës.

Skeda e veprave penale të Gjergj Cukalit

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro.

Më 20 gusht 2012, Cukali u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi u kap me një pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërsa në muajin korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në kryeqytet.

Banda përgjohej prej kohësh dhe rezultoi se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

Në vitin 2018 në datë 12 prill, Cukali u arrestua pasi shkeli masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe u largua nga banesa ku ishte i detyruar të qëndronte.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i gjergj cukalit skeda e gjergj cukalit vrasja e ish-policit arben bilali arrestimi i gjergj cukalit skeda e gjergj cukalit vrasja e ish-policit arben bilali

Sondazh

Poll