Aktualitet

Fotoja e Santiago Malkos, Ardi Veliu çon për hetim 120 policë: Hynë në TIMS dhe ndihmuan gazetarët

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët akuzohen se kanë hyrë në sistem TIMS për të gjetur foton e Malkos. Policia e Shtetit, e klasifikon publikimin e fotos së Malkos si nxjerrje të sekretit hetimor.
Featured image of article: Fotoja e Santiago Malkos, Ardi Veliu çon për hetim 120 policë: Hynë në TIMS dhe ndihmuan gazetarët Ardi Veliu, Policia e shtetit dhe Santiago Malko

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dërguar për hetim 120 punonjës të Policisë së Shtetit. Akuza që rëndon mbi ta është ndihma ndaj gazetarëve për të publikuar foton e ish-policit të vrarë të martën e shkuar, Santiago Malko.

Fotoja në fjalë, e botuar nga Dosja.al dhe në të gjitha mediat e tjera, ka sjellë akuzën mbi 120 policë,  që dyshohet se kanë hyrë në sistem TIMS për të gjetur foton e Malkos. Policia e Shtetit, e klasifikon publikimin e fotos së Malkos si nxjerrje të sekretit hetimor.

Ndaj efektivëve do të nisë një hetim administrativ nga Drejtoria e Standarteve. Nga hetimi do të zbulohet se kush ishin efektivët që nxorrën foton e Malkos në media.

Por, fotoja e dalë në media, është një foto e zakonshme, e cila me botimin në media nuk ka shkelur asnjë sekret shtetëror, dhe i ka shërbyer kështu të drejtës për t’u informuar, mision ky i çdo medie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që ka kaluar një javë, për vrasjen e Santiago Malkos nuk ka ende asnjë të ndaluar nga policia. Ai u ekzekutua në një zonë tejet të populluar në Tiranë tek ‘Xhamlliku’ me 10 plumba dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Pak kohë më parë edhe 4 efektivë në Elbasan u pezulluan nga detyra pas publikimit të fotove në media të disa armëve të sekuestruara, por  gjykata e cilësoi pezullimin si të paligjshëm duke rikthyer në detyrë oficerët.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment