Politike

Balla takon zyrtarin e DASH: Partneriteti strategjik me SHBA, një nga themelet e politikës së jashtme të Shqipërisë

4 Shtator 2019, 14:48 Nga DOSJA
Balla takon zyrtarin e DASH: Partneriteti strategjik me SHBA, një nga

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla  zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerika të Shtetit, Dave Kostelancik dhe të ngarkuarën e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones.

Përmes postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme.

Sipas Ballës, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike????. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme.

Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE.

Ditën e sotme zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla takon dave kostelancik leyla moses-ones taulant balla balla takon dave kostelancik leyla moses-ones taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...