Politike

‘Se kam takuar kurrë’, Bardhi flet pas përballjes me Alizotin: Zotëria pretendon se më njeh, duan të na mbyllin gojën

4 Shtator 2019, 11:12 Nga DOSJA
‘Se kam takuar kurrë’, Bardhi flet pas përballjes me

TIRANE- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku për mbi 90 minuta dha versionin e tij për dosjen “Babale”.

Bardhi tha se çështja është përdorur politikisht nga prokuroria, e cila sipas tij për shkak të ndikimit të kryeministrit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj, nuk e ka kaluar çështjen për zbatim nga ligji anti-mafia.

Bardhi mohoi njohjen dhe takimin e tij me kunatin e ‘Babales’, i akuzuari Fredi Alizoti, i cili sipas prokurorisë ka imituar zërin e Agron Xhafës.

Më thirrën si dëshmitar, në 4 shtator me vullnetin tim të lirë jam paraqitur në gjykatë. S’pati asnjë përballje. Zotëria pretendoi se më ka takuar, por unë e pashë për herë të parë në Gjykatë, dhe se njoh. Ndryshe nga Albert Veliu, të cilin e njoh dhe e kam takuar atë natë para se të nxirrnim dosjen. Çdo denoncim që ka bërë PD me përdorim politik nga prokuroria për të bërë mbrojtjen e vëllait të Fatmir Xhafës, vazhdon sot. Sot, që ne flasim s’ka asnjë rezultat për këtë hetim. Edhe ligji anti-mafia, s’veproi. Duan të na mbyllin gojën, gjithçka është politike. Procesi, i montuar politikisht ndaj opozitës. Duan të na intimidojnë për të mos denoncuar.

Deklarata e Bardhit u bë pas dëshmisë që ai dha sot në Gjykatë për dosjen Babale. I pranishëm në seancë ishte vetëm Fredi Alizoti, i akuzuari se imitoi Agron Xhafën në audio-përgjimin Babale-Veliu. Ai pretendon se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, pasi një deputet me mbiemër Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale fredi alizoti gazmend bardhi hetimet per babalen dosja babale fredi alizoti gazmend bardhi hetimet per babalen

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...