Politike

Thirrja në Komisionin Hetimor/ Meta: Gazetarë më çmendët me sms, mezi pres të kthehem tek Parlamenti

4 Shtator 2019, 09:47 Nga DOSJA
Thirrja në Komisionin Hetimor/ Meta: Gazetarë më

Tiranë- Pas thirrjes në Komisionin Hetimor ku pritet të dëshmojë më 6 shtator, Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet  se do të jetë prezent për të dëshmuar.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shfaqet i acaruar nga interesimi i gazetarëve dhe shprehet se mezi pret që të kthehet tek Parlamenti. Ai thekson se Presidenti është shembulli i bashkëpunimit institucional.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.”, shprehet Meta.

Një ditë më parë u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. U miratua plani për hetimin e Metës. Hetimi nëse Meta  ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Nuk do të mungojnë dhe dëshmitë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit.  Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën

Sondazh

Poll