Politike

‘Babale’/ Gazmend Bardhi shmang shoqërimin me forcë, dëshmon në Gjykatë: PD s’ka detyrë të bëjë verifikime!

4 Shtator 2019, 10:06 Nga DOSJA
‘Babale’/ Gazmend Bardhi shmang shoqërimin me forcë,

TIRANË- Pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata për shoqërimin me forcë më 30 korrik 2019, sekretari i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Bardhi ka dëshmuar për dijeninë e tij lidhur me dosjen ‘Babale’. Bardhi ka shmangur shoqërimin me forcë, ku do të pyetet për këtë dosje.  Në seancë kanë munguar dy të pandehurit e tjerë, ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi. Në gjykatë, Bardhi është shprehur se audio-përgjimi është realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi, dhe se PD nuk ka për detyrë të bëjë verifikime.

“Urdhëri për shoqërimin, i paligjshëm. Jam njoftuar nga mediat për shoqërimin.”-ka thënë Bardhi.

Kur prokurori e ka pyetur Bardhin, si është siguruar video-përgjimi, ai është shprehur: S’është video, por audio-përgjim. 

Prokurori ka insistuar duke e pyetur: Kush e gjeti i pari audion? Kush e siguroi i pari?

Bardhi mësohet se është përgjigjur: Investigimi është bërë nga gazetari Jetmir Olldashi, ai e ka marrë përsipër autorësinë. Për shkak të rrezikshmërisë, ai nuk e publikoi vetë, por e solli tek PD. Nuk kemi për detyrë të bëjmë verifikime shkencore. Para se të dalim në konferencë për shtyp, njihemi me materialin. Kush e cilëson këtë një komplot, bëhet avokat i krimit. 

I pranishëm në seancë ka qenë edhe avokati i Agron Xhafës, i cili ka pyetur si është njohur vetë Bardhi me materialin.

Dosja Babale, telenovela e opozitës për gati 1 vit

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.  Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale gazmend bardhi ne gjykate dosja babale gazmend bardhi ne gjykate

Sondazh

Poll