Politike

Përfundon takimi i Bashës me zyrtarin e lartë të DASH, kryedemokrati: Mosndëshkimi i politikanëve, prioritet të rikthehet

4 Shtator 2019, 13:40 Nga DOSJA

TIRANË- David Konstelancik zyrtari i lartë i DASH i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ky takim që ishte i treti në axhendën e tij, sapo ka përfunduar, por dita e takimeve për zyrtarin e lartë amerikan nuk përfundon me kaq pasi ai do të shkojë në zyrën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

 

 

Në takimin me Bashën Konstelancik ka folur edhe për situatën politike dhe bojokotet e vazhdueshme që opozita ka bërë tashmë prej disa muajsh.

Vetë kryedemokrati ka ndarë detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan, ku shkruan: Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit. Biseda u përqendrua në ndalimin e mosndëshkimit për politikanët dhe rikthimin e sundimit të ligjit; përfundimi i kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A.” 

Ditën e sotme zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david konstelancik kriza politike në vend lulzim basha zyrtari i dash në tiranë david konstelancik kriza politike në vend lulzim basha zyrtari i dash në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...