Politike

‘Mos na del gjë nga PD-ja’, socialistët batuta në votimin e Komisionerit Publik, Dervishi: Mbaj përgjegjësi…

4 Shtator 2019, 10:53 Nga DOSJA
‘Mos na del gjë nga PD-ja’, socialistët batuta në

TIRANË– Komisioni i Çështjeve Ligjore, ka miratuar kandidaturën e Besnik Dervishit në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave. Dervishi është Komisioneri aktual që tashmë pas skadimit të mandatit në korrik, kandidon për një mandat të ri. Mazhoranca socialiste vendosi t’a votonte mes batutave Dervishajn.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se Dervishaj është kandidatura e vetme që plotëson kriteret. “Dervishit i ka mbaruar mandati në korrik. Pas thirrjes së këshillit të ministrave, kandidatura e vetme ka qënë kandidatura e Dervishajt për një mandat të dytë. Dervishaj plotëson kriteret, dhe dokumentacioni i tij është i plotë.”-tha Manja.

Por, batutën nuk e kurseu Bashkim Fino. Ai ka pyetur Dervishajn, nëse ka probleme me ligjin, se mund të dalë diçka nga PD.

Batuta te ‘Ligjet’:

Bashkim Fino: A jemi në rregull me formularin e dekriminalizimit se mos na del gjë nga këta të PD.

Besnik Dervishaj: Unë mbaj përgjegjësi të plotë për çfarë kam plotësuar në formular”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino besnik dervishi komisioneri per te drejten e informimit ulsi manja bashkim fino besnik dervishi komisioneri per te drejten e informimit ulsi manja

Sondazh

Poll