Politike

“Bëni brenda vitit Reformën Zgjedhore”, zbardhet takimi i Ruçit me zyrtarin e DASH

4 Shtator 2019, 11:27 Nga DOSJA
“Bëni brenda vitit Reformën Zgjedhore”, zbardhet takimi i

Tiranë- Ditën e sotme kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, David Kostelancik.

Në takim Kostelancik i ka kërkuar Ruçit që brenda vitit të përfundohet Reforma Zgjedhore dhe për më tepër opozita duhet të jetë pjesë e saj.

Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu Drejtorit Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Shqipërinë, për ruajtjen e integritetit e sovranitetit të saj në momentet vendimtare të historisë, mbështetjen gjatë tranzicionit dhe në mënyrë të veçantë në mbështetjen e reformave kyçe për transformimim dhe shëndoshjen demokratike të Shqipërisë.

Duke u ndalur në kontributin e SHBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje. Kryetari i Kuvendit vlerësoi faktin që ShBA vazhdojnë ta kenë me prioritet në fokus rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka e konfirmoi edhe emërimi nga sekretari Pompeo i z. Matthew Palmer si i dërguar special për rajonin.

“Nënvizimi nga Palmer në Forumin e Bledit të Sllovenisë i çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë si një prioritet i SHBA në rajon është me shumë rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Drejtori David Kostelancik falënderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe Ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për SHBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”, vuri në dukje zyrtari i DASH.

Ruçi nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Kryetari i Kuvendit dhe Drejtori Kostelancik ishin të një mendjeje se kryerja e reformave është thelbësore për Shqipërinë dhe se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david kostelancik gramoz ruci zyrtari i dash në tiranë david kostelancik gramoz ruci zyrtari i dash në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...