Politike

‘E bleu Rama me 30 aspra’, Alfred Lela iu përgjigjet kritikëve, nxjerr foton me kryeministrin: Bëra kontratë me Ponc Pil

4 Shtator 2019, 13:39 Nga DOSJA
‘E bleu Rama me 30 aspra’, Alfred Lela iu përgjigjet

TIRANË- Pas akuzave që mediat pranë Partisë Demokratike lëshuan ndaj gazetarit Alfred Lela se është blerë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ardhur një tjetër reagim nga ky i fundit. Lela ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, por nuk ka dhënë detaje nëse fotoja është e tanishme apo e shkrepur më herët. Dy detaje na bëjnë të mendojmë se fotoja është arkivë. E para, kryeministri Edi Rama është më pak i thinjur se sot, dhe të dy janë të veshur me kostume, ndërkohë që temperaturat vijojnë të jenë të larta. “Juda Iskarioti, që u ble me 30 aspra”,-shkruante dje RD për Lelën, dhe ky i fundit e ka ironizuar këtë etiketim. Ai thotë se kontrata është mbyllur dhe Ramën e quan “Ponc Pilati”.

“Per Xhepin pa Polis dhe xhepat e tjere te dërrdërrit te katundit: kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll?️‍♂️Tani, hajde gjeje se kush eshte Krishti! Por secili, per guret qe do hedhe vete, ka guroren e vet te marrinave.’-shkruan Lela bashkëngjitur me foton.

Ditën e djeshme, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike e akuzonte Alfred Lelën si të blerë nga Rama, pas qëndrimit kundër të tij për qarkoren e dalë në media, ku PD kërkonte nga zyrtarët e saj që të distancoheshin nga disa media, që sipas tyre janë nën kontrollin e qeverisë. Qarkorja ende nuk është mohuar nga PD, dhe është një tjetër akt i rëndë kundër lirisë së shtypit në Shqipëri, dhe sulmit në të cilin ndodhen mediat dhe gazetarët për të kryer punën e tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred lela edi rama qarkore e pd alfred lela edi rama qarkore e pd

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...