Politike

Rama takohet me Melonin, kryeministri niset drejt Italisë në fund të javës

Rama do të niset drejt Italisë më 2 dhjetor, aty ku do të takohet me homologen e sapo-zgjedhur në detyrë Giorgia Meloni.

30 Nëntor 2022, 10:11 Nga A.B
Rama takohet me Melonin, kryeministri niset drejt Italisë në fund
Edi Rama

TIRANË- Fundi i javës e gjen kryeministrin shqiptar jashtë vendit. Ditën e premte, me 2 dhjetor, Edi Rama do të niset drejt Italisë, aty ku do të takohet me homologen e sapo-zgjedhur në detyrë Giorgia Melonin. Ende nuk dihet axhenda e kryeministrit, i cili pak ditë më pas, do të presë në Tiranë liderët e BE-së.

Giorgia Meloni u zgjodh në krye të Qeverisë italiane më 21 tetor 2022. Liderja e “Fratelli d’Italia”, u bë e para kryeministre femër e Italisë.

edi rama rama ne itali

Sondazh

Poll