Sport

Holandë - Katar/ “Tulipanët” me gjithçka në favor, Katari për ‘happy end’. Përbërjet e mundshme dhe nje parashikim i sfidës…

Holandezët do të luajnë, për të konfirmuar klasifikimin e tyre për në fazën e 16-të, si kryesues të grupit

29 Nëntor 2022, 08:52 Nga DOSJA

Holandë - Katar/ “Tulipanët” me gjithçka në

KATAR - Holanda kërkon të certifikojë vendin e parë në Grupin A kundër Katarit. Gjithcka do të komplikohej vetëm në rast të një humbjeje, pasi kualifikimi do të varej nga ajo që do të ndodhë në Ekudor-Senegal dhe madje, edhe mund të mbesi jashtë. Nëse mbizotëron logjika, Holanda, e cila varet nga vetja, do të duhej të fitonte për të përfunduar e para dhe për të shmangur Anglinë në ndeshjen e 1/16-tës.

Si arrin Holanda? Holanda mundi Senegalin 0-2 në ndeshjen e parë. Një fillim i mbarë që nuk mundi ta vazhdonte edhe në të dytin kundër Ekuadorit. Ndeshja përfundoi me një barazim, megjithëse holandezët nuk ofruan versionin e tyre më të mirë. Van Gaal kujtoi dje në një konferencë për shtyp, se ekipi i tij ka kaluar 17 ndeshje pa humbje për të vënë në dukje punën që po bëhet. Ideja e tij ndaj Katarit është të prezantojë diçka të re në njëmbëdhjetëshe për t'i dhënë freski skuadrës, por pa harruar se synimi është fitorja.

Ja dhe formacionet e mundshme të Holandës dhe Katarit:

Holandë - Katar/ “Tulipanët” me gjithçka në

Si mbërrin Katari? Katari hyn në këtë ndeshje me nderin e dyshimtë të të qenit skuadra pritëse më e keqe në historinë e Kupës së Botës. Ata humbën në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit dhe gjithashtu e bënë këtë edhe në ditën e dytë kundër Senegalit. Pjesëmarrja e tij ka qenë një zhgënjim absolut. Zero pikë, zero fitore dhe vetëm një gol. Skuadrës së Katarit i mbetet vetëm t'i thotë lamtumirë Botërorit me një fitore, për të shëruar deri diku plagët. Nuk do ta ketë të lehtë.

Dueli i ndeshjes? Gakpo vs Muntari. Cody Gakpo është golashënuesi më i mirë për Holandën në këtë Botëror me dy gola. Lojtari i PSV-së ka shënuar në të dyja ndeshjet dhe sot kërcënon Katarin. Pavarësisht se përballet me një ekip tashmë të eliminuar, Van Gaal nuk dëshiron surpriza dhe do të llogarisë në ekipin e tij. Muntari do të hyjë në histori si lojtari i parë i Katarit që shënon në një Botëror. Ai ka fituar opsionin për të luajtur si titullar kundër holandezëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll