Sport

Portugali-Uruguai/ 'Il Falco', tifozi italian sfidon Katarin, pushton fushën me ngjyrat e ylberit dhe jep dy mesazhe

Ndeshja Portugali-Uruguai u ndal në minutën e 51' të takimit për shkak të një tifozi që hyri në fushën e lojës.

28 Nëntor 2022, 21:40 Nga DOSJA

Portugali-Uruguai/ 'Il Falco', tifozi italian sfidon Katarin, pushton

KATAR- Ndeshja Portugali-Uruguai u ndal në minutën e 51' të takimit për shkak të një tifozi që hyri në fushën e lojës. Protagonist ishte italiani Mario Ferri, i njohur më shumë si “Falco” dhe i rregullt në pushtimet gjatë ndeshjeve të futbollit. Ai kishte me vete flamurin me ngjyrat e ylberit për të mbështetur të drejtat e komunitetit LGBTQ +, gjë që u diskutua shumë gjatë Kupës së Botës.

Tifozi italian mbante fanellën e "Superman" me një mesazh të dyfishtë: "Save Ukraine" në pjesën e përparme të bluzes dhe "Respekt për gratë iraniane" në anën e pasme. Natyrisht, pushtimi i fushës nuk u fokusua nga kamerat ndërkombëtare dhe flamuri u kap për një moment në duart e arbitrit.

E.Ç (Dosja.al)

portugali uruguai

Sondazh

Poll