Sport

Fitimet fiktive dhe mosëmarveshjet me Consob, te Juventusi largohen të gjithë! Agnelli dhe i gjithë bordi jep dorëheqjen

Bordi i Drejtorëve të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli kanë dhënë dorëheqjen.

28 Nëntor 2022, 21:52 Nga DOSJA

Fitimet fiktive dhe mosëmarveshjet me Consob, te Juventusi largohen të

ITALI- Bordi i Drejtorëve të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli kanë dhënë dorëheqjen. Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit, mbajtur në Continassa, numri një i klubit bardhezi dha dorëheqjen së bashku me zv.presidentin Pavel Nedved, drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Këshillit. Sipas lajmeve të fundit, gjithçka ka të bëjë me mosmarrëveshjet e Consob (Komisioni Kombëtar për Shoqëritë dhe Bursa) mbi fitimet kapitale.

Përfshirja në hetimin e Prisma, hapur nga Prokurori Publik i Torinos me akuzën e kontabilitetit të rremë, kompletuar me mosmarrëveshjet Consob detyruan klubin të rishikonte pasqyrat financiare duke shtyrë dy herë mbledhjen e aksionerëve.

E.Ç (Dosja.al)

juventus agnelli

Sondazh

Poll