Sport

Dopieta e Fernandes fundos Uruguain, Portugalia kualifikohet për në raundin tjetër

Portugalia mund Uruguain 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2022 dhe aritmetikisht kualifikohet në fazën e 1/16-të, duke iu bashkuar Francës dhe Brazilit.

28 Nëntor 2022, 22:12 Nga DOSJA

Dopieta e Fernandes fundos Uruguain, Portugalia kualifikohet për në

KATAR- Portugalia mund Uruguain 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2022 dhe aritmetikisht kualifikohet në fazën e 1/16-të, duke iu bashkuar Francës dhe Brazilit.

Pas një pjese të parë me pak emocione, ndeshja do të zhbllokohej në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 54' me një krosim të Bruno Fernandes, me Ronaldon që godet me kokë, por goli shkon për mesfushorin e Man.United.

Uruguai reagon me nerv sesa me ide dhe disa minuta para përfundimit të takimit, mbrojtësi i Uruguajit, Jimenez do të prekte topin me dorë dhe do të ishte Bruno Fernandes që do të tregohej i saktë nga 11-metrat. Ndeshjen e fundit, Uruguaji do të luajë shanset për t'u kualifikuar me Ganën, ndërsa Portugalia me Korenë e Jugut.

E.Ç (Dosja.al)

portugalia ronaldo

Sondazh

Poll