Sport

Turqi/ Tifozin "e lë mendja", futet në fushë dhe godet portierin kundërshtar me shkop (video)

28 Nëntor 2022, 19:33 Nga DOSJA

Turqi/ Tifozin "e lë mendja", futet në fushë dhe godet

TURQI- E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi të dielën në Turqi gjatë ndeshjes së 1 Lig (Seria B turke) mes Goztepe dhe Altay. Një tifoz i skuadrës vendase hyri në fushë me shkopin që mban flamurin e goditjes nga këndi dhe goditi vazhdimisht portierin Ozan Ozenç nga pas para se të bllokohej nga lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e ndeshjes.

Rreth minutës së 20-të të pjesës së parë, fishekzjarre të shumta përfunduan në tribunën ku ndodheshin tifozët miq. Dhe pikërisht në ato momente kur loja u ndërpre, një tifoz pushtoi fushën duke goditur portierin.

Goditje shumë të forta me portierin që detyrohet të rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Shokët e skuadrës dhe personeli i sigurimit të stadiumit nxituan për të neutralizuar tifozin. Në mënyrë të pashmangshme, arbitri Kargin vendosi të pezullojë lojën dhe të gjithë u kthyen në dhomat e zhveshjes.

E.Ç (Dosja.al)

turqi goztepe altay

Sondazh

Poll