Sport

E BUJSHME! A do të kthehet Benzema në Botëror? Postimi i “Topit të Artë” nuk e përjashton këtë mundësi...

Postimi i fundit i sulmuesit të Real Madridit krijon dyshime…

29 Nëntor 2022, 08:15 Nga DOSJA

E BUJSHME! A do të kthehet Benzema në Botëror? Postimi i

FRANCE - Karim Benzema a po ngroh ‘motorët’ për Kupën e Botës? Gjatë ditës së djeshme u shfaq mundësia, që sulmuesi i Real Madridit, të ishte sërish i disponueshëm për Francën gjatë ndeshjeve në vazhdim të kampionatit botëror, edhe për shkak se Deschamps zyrtarisht nuk e zëvendësoi atë në listë e kombëtares së ‘Gjelave’. 

Dhe Karim Benzema duket se e rindez këtë hipotezë me postimin e tij të fundit në Instagram: “E re”, shkruan ai duke kujtuar numrin e bluzës dhe duke u treguar veten duke punuar. Për t'u kthyer? Ndoshta… edhe mundet…

Lajmi është i besueshëm: sulmuesi i madrilènëve, i cili vetëm nëntë ditë më parë kishte pësuar një dëmtim të femorisit, ishte gjykuar si i shërueshëm "për tre javë" nga mjekët francezë, ndaj ai tani mund të kthehet në kohë për të luajtur në Botërorin e Katarit me fanellën e Francës. 

E BUJSHME! A do të kthehet Benzema në Botëror? Postimi i

Gjithçka fillon me Carlos Rodriguez, një gazetar i Onda Madridit që zakonisht ndjek Realin, i cili shkroi në Twitter gjatë drekës: "Real Madridi kthehet në punë të enjten më 1 dhjetor. Benzema praktikisht është rikuperuar dhe ideja është që nga e enjtja të mund të stërvitet me të tjerët".

Menjëherë lind dyshimi i parë: nëse Benzema është rikuperuar për fazën finale të Katarit 2022 (Franca tashmë është kualifikuar për fazën e 16-të që fillon më 3 dhjetor), pse a duhet të kthehet në stërvitje me Realin në vend që të luajë për Kupën e Botës?

Një rrugë e gjatë ka çuar deri në një rikuperim efektiv të “Topit të Artë”, por në rrjetet sociale thashethemet tashmë kanë filluar: Benzema në Kupën e Botës do të shkonte përtej sensacionit, por në Francë ka nga ata që shpresojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll