Sport

Argjentinë-Meksikë, përballja në tribunë përfundon mes grushteve dhe gjakut: "E shtynë djalin tim..."

Një festë në fushë për Argjentinën, por një makth për disa tifozë, me disa episode dhune.

28 Nëntor 2022, 19:53 Nga DOSJA

Argjentinë-Meksikë, përballja në tribunë përfundon

KATAR- Një festë në fushë për Argjentinën, por një makth për disa tifozë, me disa episode dhune. Dy tifozë argjentinas (Federico dhe Luis Aguirre) ndanë përvojën e tyre të tmerrshme pasi u rrahën nga një grup tifozësh meksikanë dhe u mbajtën brenda stadiumit për disa orë.

"Është Botërori im i katërt - thotë tifozi -, gjithmonë i shikoj ndeshjet dhe përpiqem ta shijoj shfaqjen. Ne ishim të gjithë të qetë, kishin kaluar rreth 20 minuta në pjesën e parë. Ne po inkurajonim ekipin pa thirrje fyese. Papritmas 4-5 meksikanë filluan të na shajnë. E shtynë djalin tim Federico nga pas".

Prej aty shpërtheu një përleshje shumë e ashpër, ku dy tifozët fajësuan sigurinë dhe FIFA-n për incidentin: “Kishte një çorganizim total, ishim në një zonë me shumë më tepër meksikanë, por kjo nuk justifikon ardhjen për të na sharë dhe rrahur”. Më pas pas sherrit: “Në fillim më çuan në infermieri për mjekim, më pas na mbajtën për 5 orë pa telefon. Na u desh të bënim disa deklarata dhe një video-telefonatë me prokurorin e Katarit”.

E.Ç (Dosja.al)

katar argjentina meksika

Sondazh

Poll