Sport

Nuk donte të humbiste ndeshjen e Botërorit, tifozi ndjek Poloninë teksa operohet

Pasioni për futbollin ndali të gjithë botën për Botërorin në Katar. Miliona tifozë përpiqen në çdo mënyrë të ndjekin ekipet e tyre kombëtare.

28 Nëntor 2022, 21:31 Nga DOSJA

Nuk donte të humbiste ndeshjen e Botërorit, tifozi ndjek Poloninë

POLONI- Pasioni për futbollin ndali të gjithë botën për Botërorin në Katar. Miliona tifozë përpiqen në çdo mënyrë të ndjekin ekipet e tyre kombëtare. Megjithatë, mund të thuhet se disa prej tyre janë ekzagjeruese, si në rastin e fundit të një njeriu që ka ndjekur Botërorin teksa po operohej.

Në fakt, fotoja e polakut u bë virale i cili vazhdoi të shikonte ndeshjen e Kupës së Botës mes Polonisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa ishte nën anestezi spinale. Imazhi, i shpërndarë nga spitali SP ZOZ MSWiA në Kielce, portretizon njeriun e operuar nga dy mjekë me një televizor të instaluar në dhomë dhe të përshtatur me sfidën e fituar më pas nga përfaqësuesja ku aktivizohet ylli i Barcelonës Robert Lewandowski.

E.Ç (Dosja.al)

polonia lewandowski

Sondazh

Poll