Sport

KATAR 2022/ Magjia e Casemiro-s mjafton për të mposhtur Zvicrën, Seleccao shkon në raundin tjetër (video)

Brazili kalon në raundin tjetër të Kupës së Botës. Seleccao fiton ndaj Zvicrës me shifrat 1-0,përballje e raundit të dytë për Grupin G.

28 Nëntor 2022, 18:50 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Magjia e Casemiro-s mjafton për të mposhtur Zvicrën,

KATAR- Brazili kalon në raundin tjetër të Kupës së Botës. Seleccao fiton ndaj Zvicrës me shifrat 1-0,përballje e raundit të dytë për Grupin G. Vendosi një gol i Casemiros në minutën e 83', këmba e djathtë ishte kirurgjikale me devijimin e Akanji-t theu rezistencën e zviceranëve drejtuar nga Yakin.

Përfaqësuesja helvete doli në fushë duke synuar barazimin dhe asnjëherë të rrezikshëm. Përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë ndaj Serbisë në takimin e fundit, ndërsa Brazili do të përballet me Kamerunin.

E.Ç (Dosja.al)

brazili zvicra kupa e botes

Sondazh

Poll