Politike

'Në korrik të 2023-shit nis puna për portin e ri në Porto Romano'/ Rama: Ftoj Kurtin në prezantimin e madh

Rama ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar që të marrin pjesë më 12 dhjetor në prezantimin e projektit të madh të Portit të Durrësit.

27 Nëntor 2022, 13:05 Nga A.B
'Në korrik të 2023-shit nis puna për portin e ri në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se në korrik të 2023 do të nisë puna për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Nga mbledhja e përbashkët mes dy Kuvendeve, Rama ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar që të marrin pjesë më 12 dhjetor në prezantimin e projektit të madh të Portit të Durrësit.

“Pavarësisht të gjitha llafeve, në fillim të vitet të ardhshëm hapim garën ndërkombëtare për portin e ri të Durrësit dhe nëse gjithçka do shkojë sipas planit, në fillim të 6 mujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do jemi në kantier në portin e Romanos që do lidhet me Kosovën. Më 12 dhjetor, shpresoj që kryeministri i Kosovës dhe ministrat të na bashkohen në prezantimin e madh publik të projektit përfundimtar. Më 12 dhjetor do prezantojmë projektin përfundimtar dhe do fillojë nga puna në fillim të 6 mujorit të dytë”, tha Rama.

edi rama kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll