Politike

"Kemi rrugë të përbashkët europiane", Gashi: Duhet të thellohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë

Gashi foli para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ku theksoi se thellimi i bashkëpunimit të dy vendeve është i domosdoshëm. Ai nënvizoi se Kosova tanimë ka një demokraci të zhvilluar.

27 Nëntor 2022, 12:11 Nga d.a.
"Kemi rrugë të përbashkët europiane", Gashi: Duhet
Gashi

TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në fjalën e tij me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë u shpreh se Shqipëria dhe Kosova kanë rrugë të përbashkët europiane.

Gashi foli para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ku theksoi se thellimi i bashkëpunimit të dy vendeve është i domosdoshëm. Ai nënvizoi se Kosova tanimë ka një demokraci të zhvilluar.

“Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare, edhe pse jemi një shtet i ri, me përkrahjen e miqve tanë, ne kemi arritur të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme, me institucione funksionale, konkurrente për rajonin”, u shpreh ai.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

arben gashi kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll