Politike

"Janë tre 28 nëntor që i kanë dhënë vulë të drejtës sonë historike", Tahiri quan heronj krerët e UÇK-së

Në seancën solemne të kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, Tahiri përmendi edhe ish-krerët e UK-së që janë më Hagë të cilët sipas tij i kanë vënë vulën të drejtës historike.

27 Nëntor 2022, 12:24 Nga d.a.
"Janë tre 28 nëntor që i kanë dhënë vulë
Abelard Tahiri

TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë tre 28 nëntore që i kanë dhënë vulë të drejtës historike të Shqiptarëve.

Në seancën solemne të kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, Tahiri përmendi edhe ish-krerët e UK-së që janë më Hagë të cilët sipas tij i kanë vënë vulën të drejtës historike.

“28 nëntor i Skënderbeut i themel, 28 nëntorit i Ismail Qemalit si projekt, 28 nëntori i Adem Jasharit dhe UK-së, si akt përmbyllës janë tre 28 nëntor që i kanë dhënë vulë të drejtës sonë historike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj që po mbahen padrejtësisht larg nesh”, shtoi Tahiri.

Derisa përsëriti se rruga e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë është ajo euro-atlantike.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

abelard tahiri kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll