Politike

Iu refuzua leja për 6 dhjetorin, Berisha: Bashkia të mos përzihet se s’ka forcë

Berisha kërkon nga Bashkia që të mos përzihet pasi nuk ka forcë për t'i ndaluar.

27 Nëntor 2022, 12:20 Nga A.B
Iu refuzua leja për 6 dhjetorin, Berisha: Bashkia të mos përzihet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha insiston që protesta e datës 6 dhjetor do të zhvillohet përballë kryeministrisë. Për gazetarët, ai komentoi përgjigjen që Bashkia e Tiranës i dha për vendndodhjen e protestës. Berisha kërkon nga Bashkia që të mos përzihet pasi nuk ka forcë për t'i ndaluar.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha në deklaratë për mediat.

Bashkia e Tiranës i propozon kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës që protestën e 6 dhjetorit ta zhvillojë te sheshi 'Skëndërbej'. Ky propozim, vjen pasi policia i refuzoi Berishës mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me datë 6 dhjetor ditën kur do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor.

sali berisha

Sondazh

Poll