Politike

Tahiri i AAK-së: Duhet të jemi më të bashkuar dhe e kemi për detyrë të bëhemi popull lider në Ballkan

Gjatë fjalimit të tij me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tahiri tha se ata i kanë borxh të gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.

27 Nëntor 2022, 12:00 Nga d.a.
Tahiri i AAK-së: Duhet të jemi më të bashkuar dhe e kemi
Tahiri

TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tahiri tha se ata i kanë borxh të gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.

“E kemi detyrë kombëtare, fal gjithë sakrificës që të punojmë dhe ta gjejmë rrugën që si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi popull lider në Ballkan, duket të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”, u shpreh ai.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

besnik tahiri kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll