Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Bashkia s'jep leje për në Bulevard: Bëjeni te sheshi Skënderbej! Berisha: Mos u përzini

Berisha tha se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.

27 Nëntor 2022, 12:19 Nga A.B
Protesta e 6 dhjetorit/ Bashkia s'jep leje për në Bulevard:
Bashkia dhe Sali Berisha

TIRANË- Bashkia e Tiranës i propozon kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës që protestën e 6 dhjetorit ta zhvillojë te sheshi 'Skëndërbej'. Ky propozim, vjen pasi policia i refuzoi Berishës mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me datë 6 dhjetor ditën kur do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor.

Policia e njoftoi dy ditë më parë PD-në se Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar. 

Bashkia i bën të ditur PD-së se e ka të pamundur t'i pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që kërkonjnë të zhvillojnë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ata thonë se pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së samitit. Bashkia shton se për të mos cënuar të drejtën për tubim, propozon zhvillimin pranë Sheshit Skënderbej.

PËRGJIGJIA NGA BASHKIA TIRANË:

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet. Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.

Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t'iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej. Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.

Ish kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim. Më tej ai theksoi se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.

protesta e 6 dhjetorit sali berisha bashkia tirane

Sondazh

Poll