Politike

Ç'donte të thoshte? Qeveria Kurti në Kuvend, Rama: Bëmë çmos, vazhdojmë akoma të pengojmë njëri-tjetrin

Përveç parlamentarëve, pjesë e kësaj seance të veçantë ishin edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët nga foltorja folën për historinë e të ardhmen e shqiptarëve.

27 Nëntor 2022, 12:43 Nga A.B
Ç'donte të thoshte? Qeveria Kurti në Kuvend, Rama:
Edi Rama

TIRANË-Sot, për herë të parë Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën një mbledhje të përbashkët në Tiranë, në prag të festës së 28 nëntorit. Përveç parlamentarëve, pjesë e kësaj seance të veçantë ishin edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët nga foltorja folën për historinë e të ardhmen e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Mirëpo, në një pjesë të fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë dhe akoma vazhdojnë, të pengojnë njëri-tjetrin. Herë funksionon e herë të tjera jo tha kreu i Qeverisë shqiptare.

“Po rikthehem aty ku u nisa me ata të cilët i hapën rrugë, shumë kohë më parë, mundësive që ne patëm më pas. Një pjesë të mundësive ne e shfrytëzuam, ne shqiptarët flas, një pjesë të mundësive ne e huqëm në një pjesë të konsiderueshme të kësaj bashkëjetesës sonë në këtë që quhet trualli i Shqipërisë. Ne bëmë çmos dhe vazhdojmë të bëjmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin, herë me sukses herë pas sukses, por sot që është një ditë e mirë, e bukur është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje e cila i ka mbledhur të gjithë bashkë, pavarësisht do të donim ose s’do donin njëri-tjetrin qoftë edhe në një mëhallë në jetën e përditshme”.

edi rama kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll