Politike

'Njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë', Rama: Pa Rugovën dhe Thaçin nuk do ishte kjo ditë

Rama tha në fund se janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

27 Nëntor 2022, 12:00 Nga A.B
'Njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë', Rama:
Edi Rama

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte ai që përmbylli mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, të mbajtur në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Rama deklaroi se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot në raport me të huajt, duke mos lënë pa përmendur dhe shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 

Rama shtoi në fund se janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

'Marrëdhëniet nuk janë thjesht të shkëlqyera por dhe produktive, më shumë seç kanë qënë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet dhe vullneti e rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Apo lirinë e lëvizjes që deri dje dukej mision i pamundur. Apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik. Apo punën e nisur për të bërë në realitet atë që është vepra më e madhe e të ardhmes, Portin dhe Hekurudhën. Për hekurudhën kemi tanimë ofertuesit, kompanitë më të mëdha të europës, që kanë ofertuar për të marrë përsipër projektin e dy qeverive, me vendim të përbashkët. Në fillim të vitit të ardhshëm, ne fillojmë dhe hapim garën për Portin e ri të Durrësit, që do ndërtohet në Porto Romano, nëse cdo gjë shkon sipas planit, në fillimin e 6 mujorit te dytë të vitit të ardhshëm ne do jemi në kantier, do jetë port i përbashkët, i shtrirë në Prishtinë e në Strugë. 

Për hekurudhë tjetër jemi në diskutime në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedoninë e Veriut.Shpresoj të na bashkohen në projektin përfundimtar, pasi kemi parashtruar konceptin. Dua të rikthehem te ata që e nisa, te ata që i hapën rrugë atyre që na dhanë mundësi, disa i shfrytëzuam, disa i huqëm. Sot është ditë e mirë, e bukur, frymëzuese për këtë pamje që na ka mbledhur të gjithë bashkë, pavarësisht nëse do donim e jo. Dy emra do sjell në vëmendje, pa të cilët nuk do ishte kjo ditë, lidhja demokratike e Kosovës dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës. Të dyja lidhen me Kosovën, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ky është i ndarë përkohësisht nga ne.'- tha Rama. 

edi rama kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll