Politike

'Ç'do bëhet nëse nuk merr siglën e PD?'/ Berisha: Nuk e dorëzojmë flamurin, Rama i ka bërë llogaritë gabim

Kreu i PD-së tha se Rama i ka bërë llogaritë gabim nëse mendon se do dorëzohet PD.

26 Nëntor 2022, 13:02 Nga A.B
'Ç'do bëhet nëse nuk merr siglën e PD?'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD nuk e dorëzon flamurin e saj. Gjatë video-live me qytetarët në Facebook, kreu i PD-së tha se Rama i ka bërë llogaritë gabim nëse mendon se do dorëzohet PD.

Pyetja: Cfarë do bëjmë nëse s'na japim siglën e PD?

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk e dorëzon flamurin e saj. Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës primitiv, ai kërkon të fshijë partinë që përmbysin pushtetin e etërve të tij, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe shtroi rrugën e integrimit, që transformoi infrastrukturën e këtij vendi dhe realizoi projekte madhështore në Europë siç është TAP. Rama ka një armiqësi të pashuar ndaj kësaj partie. Nuk e harron ai kurrë 20 shkurtin. Kjo betejë vazhdon. Ai kujton se do hakmerret, por i ka llogaritë gabim.

sali berisha

Sondazh

Poll