Politike

'Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?'/ Berisha: Do kemi durim, shqiptarët e shikojnë kush është i emëruar

Berisha deklaroi se shqiptarët e dinë se kush punon me kë, e se kush është i emëruar.

26 Nëntor 2022, 12:30 Nga A.B
'Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se përse nuk e përjashton deputetin Enkelejd Alibeaj nga PD-ja. Berisha tha se e kanë hequr nenin e përjashtimit në statutin e PD-së. Më tej, Berisha shtoi se shqiptarët e dinë se kush punon me kë, e se kush është i emëruar.

Pyetja: Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?

Sali Berisha: Pyetja është normale por ne hoqëm në statutin e PD, nenin e përjashtimit, me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, duhet të dominonin përpjekjet për bashkimin e të gjithë investitorëve politikë. Në këtë kontekts nuk kemi nenin e përjashtimit. Ne i ndjekim, i mirëkuptojmë. Ju i shikoni vetë zhvillimet, se çfarë dalin super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Ramës. Kishte vendosur që të pasurohej, në mënyrën më të paligjshme, në një seri aferash siç është ajo e Durrësit. Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë, akti më makabër, më armiqësor, i Ramës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më të rëndë, mafioze, më të paparanueshme. Le të tregojmë durim, shqiptarët e shohin se me kë punon secili, e se kush është i emëruar. Në fund të procesit ata do të marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve.

sali berisha

Sondazh

Poll