Politike

Mbledhja e dy Kuvendeve, Berisha: Rama është një vasal i Vuçiçit

Berisha deklaroi se Rama do preferonte më shumë që të mblidhej me parlamentin e Serbisë. 

26 Nëntor 2022, 12:26 Nga A.B
Mbledhja e dy Kuvendeve, Berisha: Rama është një vasal i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Berisha deklaroi se Rama do preferonte më shumë që të mblidhej me parlamentin e Serbisë. 

'Mbledhja e dy kuvendeve, në çdo rrethanë tjetër përveç kësaj, do ishte e mirëpritur. Por Edi Rama do preferonte më shumë që parlamenti i Kosovës të mblidhej në parlamentin e Serbisë. Ky është një përvjetor dhe unë do i them fjalët e mia në aktivitetin e përbashkët. Me këtë rast i përshëndes deputetët e Kosovës. Rama është një vasal i Vuçiçit të tij. Nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar, por një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll