Politike

3 HAPA/ Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Do e mbrojmë, qytetarët mos të joshen për të investuar aty

Berisha tha se PD ka dërguar çështjen e Portit në Gjykatë Kushtetuese, do krijojnë komision parlamentar dhe do të qëndrojnë në mosbindje civile.

26 Nëntor 2022, 12:35 Nga A.B
3 HAPA/ Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Do e mbrojmë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar për qytetarët 3 hapat që do marrë Partia për projektin e Portit të Durrësit. Në një lidhje live në 'Facebook', Berisha tha se PD ka dërguar çështjen e Portit në Gjykatë Kushtetuese, do krijojnë komision parlamentar dhe do të qëndrojnë në mosbindje civile. Berisha në fund i bëri thirrje qytetarëve që të mos joshen e të investojnë në ambientet e projektit.

Pyetja: Si do gjendet problemi me portin e Durrësit?

Berisha: Është problemi më madhor, ne do ndërmarrim këto hapa. Kemi dërguar në GJK, do krijojmë një komision parlamentar për këtë port, do qëndrojmë me mosbindje civile në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare. U bëj thirrje qytetarëve që t'i qëndrojnë larg këtij porti, asgjë nuk duhet t'i joshë për të investuar. 

sali berisha

Sondazh

Poll