Politike

'Premtimi'/ Berisha: Ligji i parë që do anuloj do jetë ai i investimeve strategjike, pronat e vjedhura do konfiskohen

Berisha tha se pronat e vjedhura do të konfiskohen. 

26 Nëntor 2022, 12:15 Nga A.B
'Premtimi'/ Berisha: Ligji i parë që do anuloj do jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të anulohet ligji i investimeve strategjike. Gjatë një bisede me qytetarët në rrjetin social 'Facebook', Berisha tha se pronat e vjedhura do të konfiskohen. 

'Zgjidhja është një proces jo i lehtë. Nga ligjet më të para që do anulohet është ai i investimeve strategjike, pronat e vjedhura do konfiskohen dhe do u kthehen pronarëve të vërtetë. Asnjë investitor strategjik të mos kërkojë në përputhje me këtë ligj të investojë në pronën e tjetrit. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll