Politike

Tërmeti i 2019-ës, Berisha: Qeveria përdori fondet për të blerë vota, shpërndau 160 mln euro për fushatë

Berisha deklaroi se Rama ka shpërndarë nga fondet e tërmetit në muajin prill të vitit 2021, 91 mln euro.

26 Nëntor 2022, 12:02 Nga A.B
Tërmeti i 2019-ës, Berisha: Qeveria përdori fondet për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Qeveria ka përdorur fondet e ardhura në vend për rindërtim, për të vjedhur vota. Në një dalje live në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se Rama ka shpërndarë nga fondet e tërmetit në muajin prill të vitit 2021, 91 mln euro, kurse në 3 muajt e fushatës shpërndau 160 mln euro tërësisht.

'Sot është një ditë në të cilën 3 vite më parë një tërmet tronditi Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, ku 51 qytetarë mbetën në rrënojat. Të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në banesat e pabanueshme, që u shpallën ashtu nga ekipet e kontrollit, babëzia nuk lejoi që ata të largoheshin. Sot, ppas tre vitesh janë problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga megaaferat më të mëdha të korrupsionit. Jam mirënjohës për ndihmën bujare të qeverisë turke, qeveria i përdori ndihmat për të vjedhur. Cdo ndërtim i bërë me fonde ka kushtuar të paktën 5 herë më shumë. I përdori ato në mënyrë kriminale për të vjedhur vota, në muajin prill të vitit 2021 shpërndau 91 mln euro, kurse në 3 muajt e fushatës shpërndau 160 mln euro tërësisht.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll