Politike

Policia nuk i dha leje për protestën, Berisha: Vendimi i tyre është NUL, do mblidhemi me datë 6 dhjetor

Berisha tha se vendimi i policisë për t'i ndaluar është nul, e se asgjë nuk i ndalon dot që të protesojnë. 

26 Nëntor 2022, 12:08 Nga A.B
Policia nuk i dha leje për protestën, Berisha: Vendimi i tyre
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se opozita do ta zhvillojë protestën e saj më datë 6 dhjetor. Në një video live, aty ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha tha se vendimi i policisë për t'i ndaluar është nul, e se asgjë nuk i ndalon dot që të protesojnë. 

Pyetja: Protestat po zhvillohen shumë larg, 1 herë në muaj. A do ketë protesta cdo ditë?

Berisha: Mendoj se në format e ndryshme të mosbindjes civile do bëhen. Po ne jemi në një proces paralel, primaret. Ato përbëjnë procesin në të cilin përcakton dhe vendos vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ne do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë.

Pyetja: Policia njoftoi se nuk jep leje për protestën. A do e bëjmë?

Berisha: Policia njoftoi se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. I rikujtoj vasalëve të Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protesta, ka një vendim të GJK në të cilën vendos se protestuesi nuk ka detyrim të njoftojë policinë. Ai refuzim është nul, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Me datën 6 në orën 12:00, qytetarët do të mbushin Tiranën. 

sali berisha

Sondazh

Poll