Politike

PARALAJMËRIMI, Berisha: Do protestojmë edhe në Portin e Durrësit, nuk do dorëzojmë krenarinë kombëtare

Gjatë bisedës live me qytetarët, Berisha pranoi se protesta për Portin do të jetë më e fuqishmja

26 Nëntor 2022, 12:16 Nga A.B
PARALAJMËRIMI, Berisha: Do protestojmë edhe në Portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se opozita do protestojnë edhe për Portin e Durrësit. Gjatë bisedës live me qytetarët, Berisha pranoi se protesta për Portin do të jetë më e fuqishmja. Sipas tij, nuk mund të jepet krenaria kombëtare dhe të shndërrohet në një pronë private.

Pyetja: Pse të mos bëhet protestë në Durrës, të bllokohet porti.

Berisha: Ajo do ndodhë, do jetë protestë e fuqishme, Durrësi nuk do e dorëzojë kurrë arterien e tyre, krenarinë kombëtare. Ka qënë Porta me të cilën Shqipëria është lidhur me Ballkanin, ata që duan ta shndërrojnë në pronë private nuk do ta arrijnë kurrë. 

sali berisha

Sondazh

Poll