Politike

Zbardhet AXHENDA/ Liderët e BE mblidhen me Ramën tek Arena Kombëtare, konferencë për shtyp para 140 përfaqësuesve

Një pikë që ende nuk ka arritur në finalizim mbetet heqja e tarifave roaming për telefonatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

25 Nëntor 2022, 21:08 Nga F.M
Zbardhet AXHENDA/ Liderët e BE mblidhen me Ramën tek Arena
Edi Rama dhe liderët

TIRANË- Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Axhenda e publikuar nga A2CNN, tregon se në këtë tryezë do të diskutohen çështjet si Lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, çmimi i naftës dhe gazit, siguria, sfidat e klimës si dhe bursat për të rinjtë. Një pikë që ende nuk ka arritur në finalizim mbetet heqja e tarifave roaming për telefonatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Agjenda e samitit do të vijojë me takime dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, ndërsa pritet një ballafaqim i mundshëm mes presidentit Emmanuel Macron dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçic, si dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen dhe nuk dihet nëse do të jetë ai prezent apo Presidentja Vjosa Osmani.

Punimet e samitit parashikojnë një foto familjare që do të realizohet në Sheshin Italia. Më pas, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Emmanuel Macron shënon dhe vizitën e parë të një presidenti francez në vendin tonë. Liderët kryesorë të unionit pas përfundimit të Samitit do të largohen nga Shqipëria brenda ditës. I gjithë Samiti është programuar të ketë një protokoll sigurie.

samiti i be 6 dhjetor 2022 protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll