Politike

Policia i ndaloi protestën, Berisha bën lëvizjen e papritur, ç’ndodh nesër në 12:00

Me siguri nga aty do të përgjigjet edhe për refuzimin e marrë nga Policia e Shtetit.

25 Nëntor 2022, 21:19 Nga F.M
Policia i ndaloi protestën, Berisha bën lëvizjen e papritur,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme një bashkëbisedim me qytetarët. Një ditë pasi Policia e Shtetit i ndaloi që të mbante protestën kombëtare më 6 dhjetor, Berisha ka lajmëruar bisedë me qytetarët. Ai do të dalë nesër në 12:00, drejtpërdrejt në Facebook. Me siguri nga aty do të përgjigjet edhe për refuzimin e marrë nga Policia e Shtetit.

“Nesër, në orën 12:00 do të jem në një bashkëbisedim LIVE me ju në Facebook. Jam i hapur për pyetjet tuaja dhe diskutime mbi temat që ju shqetësojnë. Shihemi këtu nesër!”- shkruan Berisha në Facebook.

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri do të vijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE. Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022 samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll