Politike

Rama në Lushnje: Revolucioni i vetëm i opozitës, rrëzimi i Murrizit

26 Shkurt 2019, 15:24 Nga DOSJA
Rama në Lushnje: Revolucioni i vetëm i opozitës, rrëzimi i

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnje ku po zhvillon një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Rama tha se qeveria ka ulur taksat, ka rritur rrogat, ka punuar për mirëqenien e qytetarëve në dallim nga opozita. Kryeministri foli edhe për opozitën dhe tha se i vetmi rrëzim që ka bërë PD është ai i Myslim Murrizit.

“I vetmi me dy pare mend në kokë ishte Myslim Murrizi. Revolucioni i tyre ishte vetëm rrëzimi i Murrizit. Fshihen si popull me idenë se do fshihen nga përgjegjësitë. Më shkruajnë njerëz që druhen se ne mund të tërhiqemi. Po nga çfarë mund të tërhiqemi ne? Nga mandati që na dhanë njerëzit për të qeverisur vetëm? Shumëkush është i zhgënjyer që ata s’janë tek vendi ku duhet të ishin, por në sistemin ku jemi miqtë e mi, s’i bën qeveria këto gjëra, por drejtësia. Bëmë një reform në drejtësi, që gati prishëm qeverinë me ata që kishim në krah, se ata nuk e donin drejtësinë. 10-ra gjykatës e prokurorë janë duke dhënë llogari.”-tha Rama. 

Rama foli edhe për paralajmërimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili tha dje se pritet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Rama ironizoi dhe tha se opozita është e çoroditur.

“Del luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit… Mos… Duhet të bëjmë çmos që tu hapim sytë atyre që i bien murit me kokë për Lulin. Është dëm për demokracinë të kesh një opozitë kaq të çoroditur. Apo do të dalë ai do i gjuajë me shiringë parlamentit?!! Cfarë do të bëjë, asgjë.”-tha Rama. 

Në fjalën e tij, Rama ka shpjeguar arsyet se përse nuk dëshiron që të debatojë me deputetët e opozitës. (Lexo këtu)

Rama bëri batutë sërish për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se nëse Zoti do të shihte çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, Monika Kryemadhi do të mbyllej në shtëpi. (Lexo ketu)

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i dakos djegia e mandateve te opozites edi rama rama ne lushnje arrestimi i dakos djegia e mandateve te opozites edi rama rama ne lushnje

Sondazh

Poll