Politike

Rama për protestuesit: Janë qorra, i bien murit me kokë, Zoti do kyçte Monikën në shtëpi për blerje votash

26 Shkurt 2019, 15:42 Nga DOSJA
Rama për protestuesit: Janë qorra, i bien murit me kokë, Zoti do

LUSHNJE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës në 16 shkurt. Rama tha se ata që prishën skelën janë “qorra” dhe janë nxitur nga disa qorra të tjerë.

Rama bëri batutë sërish për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se nëse Zoti do të shihte çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, Monika Kryemadhi do të mbyllej në shtëpi.

“Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, të nxitur nga disa qorra të tjerë, s’kanë çfarë ti bëjnë kryeministrisë dhe qeverisë, por kanë një mesazh të keq tek ekonomia. Mos ejani në Shqipëri se këtu i bien murit me kokë…kujt i shkoni mbrapa? Lulit? Apo ngaqë Luli i vete nga mbrapa Monikës? Se jemi edhe në Lushnje dhe ka kuptim kjo shprehje. Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja.  Nëse Zoti do të ndërhynte tek zgjedhjet, nëse Zoti do ndërhynte po mor po, zoti do e kyçte Monikën në shtëpi po ta shikonte. Unë jam Flori, po ti ruaj xhepat po pe Monikën.”-tha Rama.

Vijon…

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerja e votave edi rama rama ne lushnje blerja e votave edi rama rama ne lushnje

Sondazh

Poll