Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Mblidhemi para kryeministrisë, gjeneratorit të gjithë të zezave të shqiptarëve

Berisha sqaroi se do mblidhen në atë vend, pasi kryeministria është gjeneratori i të këqijave të shqiptarëve. 

25 Nëntor 2022, 12:19 Nga A.B
Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Mblidhemi para kryeministrisë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se më 6 dhjetor do të mblidhen në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Në konferencën e përbashkët me gazetarët, Berisha sqaroi se do mblidhen në atë vend, pasi kryeministria është gjeneratori i të këqijave të shqiptarëve. 

'Dhunimi i këtyre vlerave është shndërrimi i shqiptarëve për herë të dytë në boat people, në njerëz të gomoneve. Ju i patë statistikat e djeshme, të Qeverisë së saj, Mbretërisë së Bashkuar. Në dyndjen drejt Britanisë së Madhe me gomone. Pra, është një rast të dashur qytetarë, për të shprehur me dinjitet dhe civilitet zërin tuaj para lidershipit.

E martë ditë pune, ora 12 por sakrifica ia vlen. Ftoj të gjthë studentët në mbarë vendin që të vijnë, është një rast i papranueshëm. Para kryeministrisë, ajo ndërtesë është gjeneratori i të zezave të shqiptarëve. Po punohet për një skenar nga grupe specialistësh, po përpiqemi që populli shqiptar të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll