Politike

Tabaku: Ende pa u miratuar në Parlament, për “Portin e Durrësit” ka nisur një hetim legjislativ

Jorida Tabaku u shpreh se bëhet fjalë për shkeljen e konkurrencës së lirë dhe në lidhje me këtë shkelje ka nisur një investigim ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës.

24 Nëntor 2022, 23:43 Nga k.m.
Tabaku: Ende pa u miratuar në Parlament, për “Portin e
Jorida Tabaku

TIRANË- Projekti i ri i portit të Durrësit është tema e diskutimit në Kuvend këtë të enjte. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një lidhje direkt për "Top Story", u shpreh se bëhet fjalë për shkeljen e konkurrencës së lirë dhe në lidhje me këtë shkelje ka nisur një investigim ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës.

"Është e vërtetë që zhurma nuk ndihmon për transparencë por faktet dhe argumentat. I dëgjuat ministret me fjalime copy-paste të kryeministrit në vite. Dimë që një aset strategjik që ka 340 prona do i jepet një investitori. Bëhet fjalë për shkeljen e një konkurrencë të lirë që e prek shumë komisionin, ashtu siç deklaroi komisioni ka nisur një investigim për këtë rast ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës. ëBIF është një instrument që qeveria shqiptare synon të fitojë. Një ndër projektet që ka fituar qeveria shqiptare është porti i Durrësit. Dhe të gjithë deputetet i kanë nisur një shkresë se aktiviteti i tyre ka një rrezik. Ka dhe kosto të tjera përveç kostos së aseteve,"-tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll