Politike

PS i rrëzoi amendamentin, Braçe 'zemërgjerë' me partinë, shpreh mbështetjen për Portin e Durrësit: Koha për punë tjetër

Nuk dihet nëse Braçe e ka fjalën për një tjetër mision në politikë, apo ndryshim karriere. 

25 Nëntor 2022, 08:50 Nga A.B
PS i rrëzoi amendamentin, Braçe 'zemërgjerë' me
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë në mbështetje të projektit për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Në një mesazh të fundit në Facebook, pak minuta pas përfundimit të seancës plenare, aty ku u miratua projekti i Portit të Durrësit e ku iu rrëzua amandamenti që ai propozoi, Braçe shkruan se tashmë është koha për mobilizimin e arritjeje të një tjetër pune madhore. Braçe ka postuar një foto të tijën në Kuvend, teksa shkruan: “KOHA PER PUNE TJETER!”.

PS i rrëzoi amendamentin, Braçe 'zemërgjerë' me

Dje, në Kuvend, Braçe propozoi një amendament mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura. Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan, por duket se socialisti nuk iu mban 'inat'./Dosja.al

 

 

 

erion brace seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll