Politike

Kuvendi miraton buxhetin 2023, parashikohet të jetë mbi 631 miliardë Lekë

Për vitin 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë Lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë Lekë.

25 Nëntor 2022, 08:46 Nga I.A
Kuvendi miraton buxhetin 2023, parashikohet të jetë mbi 631
Kuvendi

Kuvendi miratoi në seancë plenare Buxhetin e shtetit për vitin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale. Për vitin 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë Lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë Lekë.

Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit. Tre do të jenë drejtimet kryesore të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale, garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike si dhe vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve.

seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll