Politike

74 vota mjaftojnë, kalon marrëveshja për portin e Durrësit në Kuvend. Opozita kundër

Megjithatë votat e socialistëve mjaftuan për kalimin e marrëveshjes duke i hapur rrugën për implementimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me biznesmenin Alabbar. 

25 Nëntor 2022, 00:27 Nga k.m.
74 vota mjaftojnë, kalon marrëveshja për portin e Durrësit
Vota në Kuvend

TIRANË- 74 vota kanë mjaftuar për kalimin e projektligjit për portin e Durrësit në Kuvendin e Shqipëri. Pas mesnate, projektligji kaloi për votim, por kundër ishin vetëm votat e opozitës. Megjithatë votat e socialistëve mjaftuan për kalimin e marrëveshjes duke i hapur rrugën për implementimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me biznesmenin Alabbar. 

Projekti për portin e Durrësit do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.

seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll