Politike

Kuvendi i dha dritën 'JESHILE' marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama: Do jetë motor ekonomik

Rama thotë se Durrësi do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin dhe për të gjithë Shqipërinë.

25 Nëntor 2022, 08:11 Nga A.B
Kuvendi i dha dritën 'JESHILE' marrëveshjes për Portin
Edi Rama

TIRANË-Nuk mori pjesë në votim, ama kryeministri Edi Rama e ka një mesazh pas miratimit në Kuvend, të ndërtimit të Portit Turistik të Durrësit. Përmes një video e cila tregon rindërtimin e Portit, Rama thotë se tashmë Durrësi do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin dhe për të gjithë Shqipërinë.

Mirëmëngjes... dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Pas një seance maratonë, është votuar me 74 vota pro projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Pas mesnate, projektligji kaloi për votim, por kundër ishin vetëm votat e opozitës. Rama nuk ishte në sallë.

edi rama

Sondazh

Poll