Politike

Taulant Balla: Më ka ardhur keq për Alabbarin sot, por për ju atë lemza nuk e zë

Ndërsa lidhur me portin e Durrësit, tha se i kanë pyetur shqiptarët 2 herë, në zgjedhjet e 25 prillit dhe ato të 6 marsit. 

24 Nëntor 2022, 23:41 Nga k.m.
Taulant Balla: Më ka ardhur keq për Alabbarin sot, por për ju
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se ndihej i keqardhur që opozita nuk kishte asnjë fjalim politik për Portin e Durrësit. Në fund të diskutimeve, në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, teksa nuk i ka ndalur ironitë ndaj opozitës. Ndërsa lidhur me portin e Durrësit, tha se i kanë pyetur shqiptarët 2 herë, në zgjedhjet e 25 prillit dhe ato të 6 marsit. 

“Nuk është pa garë, ka një garë shumë të madhe se ka një garë që po zhvillohet prej 30 vitesh. Shqipëria ishte deri sot, i vetmi vend me dalje në 2 dete që nuk kishte një diamant në bregdetin e vet, përgjegjësia mund të jetë e gjithë qeverive, PD ka qeverisur 13 vite në gjithë këto 30 vite, ne kemi qeverisur nga 1997-2005 dhe sot e kisha ruajtur të thoja që në 2005 kemi pasur një bisedë me kryeministrin e Emirateve që kompania Port Dubai të merrte portin e Durrësit, ajo u ndërpre sepse 2005-20133 Shqipëria bëri hapa pas dhe në 2013 filluam përpjekjen. Keqardhje për opozitën që nuk kishte asnjë fjalim politik, por si llogaritar të % se vesi del me shpirtin dhe ju ka ngelë mendja te %, më ka ardhur keq për Alabarin, por lemza për ju atë nuk e zë. Jeni konsenguent në idiotësi”, tha Balla.

seance plenare 24 nentor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll