Politike

Porti i Durrësit, Monika Kryemadhi: Pse nuk e ka firmosur Rama? Ka frikë...?

Monika Kryemadhi foli edhe për laboratorin e kokainës të zbuluar në Fier duke shtuar se shpresonte që projetki i Portit të Durrësit të mos ishte financim i personave të shpallur në kërkim në Shqipëri por që jetojnë në luks në Emiratet e Bashkuara.

24 Nëntor 2022, 22:47 Nga DOSJA
Porti i Durrësit, Monika Kryemadhi: Pse nuk e ka firmosur Rama? Ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se mungesa e firmës se kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit shtonte dyshimet për këtë projekt. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi shtoi më tej se një tjetër pikë që shtonte pasiguritë mbi këtë projekt ishte fakti se kompania që do ta zbatojë, është e regjistruar offshore. Gjithashtu ajo foli edhe për laboratorin e kokainës të zbuluar në Fier duke shtuar se shpresonte që projetki i Portit të Durrësit të mos ishte financim i personave të shpallur në kërkim në Shqipëri por që jetojnë në luks në Emiratet e Bashkuara.

"Pse kryeministri ynë, nuk vendos të firmosë? Pse ka frikë që të firmosë firmë? Ai është lider global, kemi nevojë për të. Ministrja e Financave i tha një kolegu që një prej kompanive e kemi sekrete dhe nuk tregojmë dot gjë. Mungesa e transparencës është diçka e rëndë. Pjesa tjetër, a kemi një çedim të sovranitetit të shtetit? Sepse shteti është 33% aksioner ndërsa kompania e fshehtë është 67%” aksionere. A do ndërtohet projekti, edhe po nuk e ndërtoi siç çuam satelitet në qiell do bëjmë transport mallrash me dron. Në pikën e fundit që do ndalem para se të shkoj tek financimi, mendimi qytetar. Mendimin nuk e përfillim sidomos kur kemi një pushtet vendor një partiak. A janë pyetur qytetarët e Durrësit apo vetëm oligarkët? Jo më larg por para 2 orësh një laborator kokaine u kap. Ky nuk është i vetmi që kapet dhe vijon të punojnë laboratorë të tjerë, kontejnerët e frutave ekzoktikë sjellin drogë shpresoj mos jetë financim i kartelit të drogës që vijnë të pastrojnë paratë e të justifikojnë premtimin që globali ynë i ka dhënë për Amnistinë Fiskale. Jo më larg se dy orë më parë një laborator kokaine u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. Uroj që ky projekt të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës. Të atyre që janë në kërkim në Shqipëri dhe jetojnë në luks në Emirate dhe nëpërmjet këtij projekti vijnë për të pastruar paratë,”-përfundoi ish kryetarja e LSI-së.

monika kryemadhi seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll