Politike

Marrëveshja e targave me Serbinë, Edi Rama i del në mbrojtje: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit

Numri një i qeverisë thotë se nuk është dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit, pasi ky i fundit duhet që të flasë si kryeministër.

24 Nëntor 2022, 22:31 Nga k.m.
Marrëveshja e targave me Serbinë, Edi Rama i del në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas 24 orësh për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, duke dalë në mbrojtje për herë të parë ndaj Albin Kurtit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, numri një i qeverisë thotë se nuk është dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit që pasuan marrëveshjen.

"S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!,"-tha Edi Rama.

Sipas marrëveshjes së firmosur mesnatën e djeshme në Bruksel u ra dakord që Serbia mos të lëshonte më targa ilegale" ndërsa Kosova të mos i zbatonte gjobat ndaj mjeteve që qarkullojnë aktualisht me targa serbe. 

edi rama reciprociteti i targave

Sondazh

Poll