Sport

VIDEO/ “A doni të bëni një foto me Messin?!” Zbulohet fjala e trajnerit Renard në pushim të ndeshjes, që përmbysi Argjentinën...

Videoja e fjalës së trajnerit francez gjatë pjesës së parë është publikuar nga vetë federata saudite.

25 Nëntor 2022, 07:02 Nga DOSJA

VIDEO/ “A doni të bëni një foto me Messin?!” Zbulohet

KATAR - Tashmë fjala e tij në pushin e ndeshjes është bërë virale. Trajneri i Arabisë Saudite, francezi Hervé Renard, kritikoi mënyrën e pakujdesshme në të cilën lojtarët e tij po i bënin presion Lionel Messit gjatë pjesës së parë të ndeshjes Argjentinë-Arabi Saudite. Videoja e fjalës së trajnerit francez gjatë pjesës së parë është publikuar nga vetë federata saudite.

“A është ky presioni që duhet të bëjmë? Apo doni të bëni një foto me Messin? Ai kërkon topin dhe ju rrini në heshtje... Duhet ta sulmoni dhe t’i bëni presion”,- tha trajneri Renard, me një përkthyes që ua kalonte mesazhin lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Në të takimit Arabia Saudite fitoi 2-1, duke e përmbysur golin e Leo Messit të shënuar gjatë 45 minutave të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll